Rritja e Padelit në Kosovë: Një Aktivitet i Ri në Stilin e Jetës

0
1
- Advertisement -

Përtej futbollit, basketbollit dhe sporteve tradicionale, gjithnjë e më shumë njerëz në Kosovë po orientohen drejt aktiviteteve të tjera fizike që po fitojnë popullaritet në mbarë botën.

Yoga, pilates dhe padeli janë tri prej tyre, të cilat për arsye të ndryshme po tërheqin interesimin e njerëzve të moshave të ndryshme, duke u shndërruar gradualisht në pjesë të stilit të jetesës.

Edhe pse secila ka karakteristika dhe mënyra të ndryshme të zhvillimit, këto tri aktivitete ndajnë një element të përbashkët: ndikimin e tyre në përmirësimin e gjendjes fizike dhe mirëqenies së përgjithshme.

Për disa, ato janë një mënyrë për të qëndruar aktivë, për të tjerë një formë rekreacioni, ndërsa për një pjesë të madhe janë bërë pjesë të rëndësishme të rutinës së përditshme.

Në Kosovë, ky interesim është veçanërisht i dukshëm për padelin, i cili gjatë viteve të fundit ka përjetuar një rritje të konsiderueshme.

Yoga dhe pilatesi gjithashtu po fitojnë hapësirë përmes studiove të specializuara dhe programeve të ndryshme të ushtrimeve.

- Advertisement -

Një prej aktiviteteve që po përjeton zhvillimin më të madh në vend është padeli.

Sipas të dhënave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Padelit (FIP) në shtator të vitit 2026, Kosova ka rreth 9.000 lojtarë amatorë, 16 klube dhe 40 fusha të këtij sporti.

Rritja është veçanërisht interesante kur krahasohen shifrat e viteve të fundit.

Në vitin 2024, Kosova kishte rreth 1.000 lojtarë amatorë, ndërsa në vitin 2025 ky numër arriti në rreth 3.000.

Në vitin 2026, shifra u rrit në rreth 9.000, duke treguar se numri i praktikuesve është trefishuar në secilin prej këtyre viteve raportuese.

Ky zhvillim nuk është kufizuar vetëm në hapjen e fushave të reja, por është reflektuar edhe në organizimin e garave ndërkombëtare.

Në maj të vitit 2026, Prishtina ishte nikoqire e turneut FIP Bronze Prishtina, pjesë e kalendarit CUPRA FIP Tour, që u zhvillua nga 7 deri më 10 maj në Terra Padel Society.

Një tjetër dëshmi e zhvillimit të këtij sporti ishte edhe inaugurimi i një fushe të padelit në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, në shtator të vitit 2026, duke e afruar këtë aktivitet edhe më shumë me komunitetin universitar.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here