Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, duke u renditur me 73,7%, që përbën rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.
Shqipëria gjithashtu kryeson për përqindjen e atyre që shprehin shqetësim për koston e jetesës dhe inflacionin në Ballkanin Perëndimor.
Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehin shqetësim, ndërsa mesatarja për gjashtë vendet e rajonit është 83,4%.
Kjo përbën një diferencë prej 13,2 pikë përqindjeje.
Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që ndajnë të njëjtin shqetësim.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja është 82%, ndërsa në Mal të Zi 78,3% dhe 76,3% në Serbi.
Kosova, me 73,7%, ka përqindjen më të ulët, duke u renditur rreth 23 pikë përqindjeje më pas Shqipërisë.
Shqipëria gjithashtu kryeson për intensitetin e shqetësimit.
Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e vlerësuan shqetësimin për koston e jetesës dhe inflacionin me një mesatare prej 9 pikësh, krahasuar me 8 pikë mesatarisht në rajon.
Për llogaritjen e përqindjes së të shqetësuarve, anketa përfshiu përgjigjet nga 6 deri në 10 pikë.
Në vitin 2025, kur anketa veçmas pyeti për koston e jetesës dhe inflacionin, Shqipëria ishte mbi mesataren rajonale për të dy treguesit.
Shqetësimi për koston e lartë të jetesës mori mesatarisht 8,79 pikë në Shqipëri, ndërsa për inflacionin vlerësimi ishte 8,45 pikë, krahasuar me 8,19 dhe 8,12 pikë në rajon.
Bashkimi i dy çështjeve në një pyetje të vetme në vitin 2026 ka kufizuar krahasimin e drejtpërdrejtë të pikëve.
Edhe në vitin 2024, kostoja e jetesës dhe inflacioni ishin problemet më të përmendura ekonomike në Shqipëri, me 73% të të anketuarve që i përfshinin këto çështje ndër tri problemet kryesore, krahasuar me 77% në rajon.
Pyetja e atij viti kërkonte të anketuarve të zgjidhnin tri probleme, ndërsa në vitin 2026 ata vlerësuan nivelin e shqetësimit për secilën çështje.
Përballimi i shpenzimeve të përditshme ndryshon ndjeshëm sipas zërit të buxhetit.
Në Shqipëri, 50,6% e të anketuarve thonë se mund ta mbajnë banesën mjaftueshëm të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë, që është përqindja më e ulët në rajon, ku mesatarja arrin në 62,4%.
Vetëm 3,6% shprehen kryesisht ose plotësisht të kënaqur me mundësinë për të gjetur një banesë ose qira të përballueshme, krahasuar me 24,7% në rajon.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

