Dokumentimi i Kujtesës së të Mbijetuarve të Masakrave në Kosovë

0
6
- Advertisement -

Në kuadër të projektit “Dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999”, ekipi menaxhues dhe intervistues nga Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, organizoi takime me banorët, dëshmitarët dhe të mbijetuarit e masakrave në Qyshk dhe Lybeniq.

Gjatë këtyre takimeve, banorët u informuan për qëllimin, rëndësinë dhe procesin e dokumentimit të dëshmive, si dhe për mbledhjen e rrëfimeve të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve.

Ky proces do të nisë së shpejti në këto lokalitete, pas përfundimit të mbledhjes së dëshmive në Poklek, Reçak e Sllovi. “Përmes këtij projekti, IKKL synon të ruajë dhe dokumentojë kujtesën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke u dhënë zë rrëfimeve të të mbijetuarve dhe duke i bërë ato pjesë të kujtesës sonë kolektive”, njofton IKKL.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here