Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë shpallën aktgjykim dënues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Fazliu, duke e dënuar me 12 muaj burgim për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pas një periudhe paraburgimi që ishte më e gjatë se dënimi i shqiptuar, u vendos që ai të lirohet menjëherë pas seancës.
Djali i tij, Fahri Fazliu, njoftoi se babai i tij është kthyer në shtëpi. “Sot u kthyem nga Haga në shtëpi, me dinjitet dhe kokën lart, ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë.
Krenarë për të kaluarën tonë të lavdishme, për idealet tona dhe për rrugën që kemi ndjekur me përkushtim e sakrificë ndaj atdheut”, tha Fahri Fazliu. “Liri për të gjithë çlirimtarët!
UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë!
Respekt, krenari dhe mirënjohje, bablok”, shkroi ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

