Trump Arrin në Shenzhen për Takimin me Xi Jinping dhe Putin

0
25
- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga presidenti kinez, Xi Jinping.

Xi e priti personalisht Trumpin në pistën e aeroportit, një nderim i rrallë për një lider të huaj, pasi presidenti kinez zakonisht nuk i pret personalisht krerët e shteteve kur zbresin nga aeroplanët.

Kjo pritje konsiderohet edhe si një gjest reciprok, pasi Trump e kishte pritur Xi Jinpingun në pistën e aeroportit gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, në shtator.

Trump u përshëndet edhe me një përqafim nga presidenti kinez.

Të dy liderët kaluan pranë gardës së nderit të ushtarëve kinezë dhe turmave që valëvisnin flamuj amerikanë e kinezë.

Ceremonia përfshinte gjithashtu orkestër ushtarake dhe ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve, një tjetër nderim që nuk u ishte bërë shumicës së liderëve të tjerë pjesëmarrës në samitin e APEC-ut.

- Advertisement -

Trump përshëndeti me nderim gjatë ekzekutimit të himnit amerikan, ndërsa në aeroport u prit edhe nga qytetarë me flamuj dhe lule.

Presidenti amerikan ka mbërritur në Kinë për takimin me Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin e Rusisë.

Marrëdhënia midis këtyre tri vendeve ka një ndikim të konsiderueshëm në politikën globale, sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare.

Armët bërthamore, lufta në Iran dhe inteligjenca artificiale pritet të jenë pjesë e agjendës.

Takimi ka gjasa të jetë gjithashtu veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here