Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka filluar procesin e testimit me shkrim për ata që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në këtë institucion.
Në këtë raund, 20 kandidatë janë nënshtruar testimit, nga 22 që fillimisht ishin në garë.
Njëri nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara për këtë pozita, ndërsa një tjetër ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke lënë kështu 20 kandidatët që vazhdojnë procesin e përzgjedhjes.
Testi me shkrim do të zgjasë 90 minuta, dhe mediat janë lejuar të marrin pamje para fillimit të tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

