Pep Guardiola vazhdon të mbajë qëndrimin e tij të qartë për të ardhmen dhe nuk ka ndërmend të rikthehet në stërvitje gjatë këtij sezoni, pavarësisht ofertave të shumta që ka marrë nga Arabia Saudite.
Agjenti i tij, Josep Maria Orobitg, ka zbuluar se në ditët e fundit kanë pranuar disa oferta nga klubet saudite përmes ndërmjetësuesve, por Guardiola nuk ka shprehur interes për t’i shqyrtuar ato. “Gjatë ditëve të fundit kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësuesve, por Guardiola refuzon kategorikisht të marrë në konsideratë ndonjërën prej ofertave aktuale”, deklaroi Orobitg për një medium saudit.
Ai theksoi se ish-trajneri i Manchester City do të nisë diskutimet zyrtare për të ardhmen e tij vetëm para fillimit të sezonit të ardhshëm. “Pep do të fillojë të diskutojë zyrtarisht për të ardhmen e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Ky është vendimi përfundimtar i tij në këtë moment.”

