Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot moti do të jetë relativisht i ngrohtë, me vranësira që do të shtohen gradualisht gjatë ditës.
Sipas IHMK-së, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve shumë të lehta të shiut, me sasi nën 1 milimetër.
Temperaturat gjatë mëngjesit pritet të arrijnë rreth 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, me tendencë forcimi gjatë orëve të mbrëmjes. “Presioni atmosferik: Pritet të shënojë rënie graduale nga rreth 1010 hPa në 1002–1005 hPa, duke sinjalizuar afrimin e një sistemi atmosferik më të paqëndrueshëm”, bën të ditur IHMK-ja.
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

