Kënga e re e Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Emra Brah po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Vetëm tri ditë pas publikimit, kënga e titulluar “Malli” ka arritur të grumbullojë mbi 1 milion dëgjime në kanalin zyrtar të YouTube, duke dëshmuar interesimin e madh të audiencës për këtë projekt muzikor.
Siç sugjeron titulli, kënga e dyshes përcjell një tekst emocional dhe nostalgjik, që prek ndjenjat e dëgjuesve.
Interpretimi i dy artistëve duket se ka sjellë një kombinim të suksesshëm, duke e bërë këtë projekt të veçantë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

