Deputeti Ermal Sadiku Kërkon Sqarime mbi Kontratën e Lobimit në SHBA

0
37
- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një vlerë prej 600 mijë dollarësh në vit.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Sadiku ka kërkuar sqarime lidhur me objektivat konkrete të kësaj kontrate, duke e ngritur pyetjen se çfarë synon të arrijë Kosova me këtë angazhim dhe kush do të mbajë përgjegjësi për rezultatet. “Çfarë synojmë të arrijmë?

Përmirësimin e marrëdhënieve me administratën amerikane?

Takime në Shtëpinë e Bardhë?

Mbështetje për njohje të reja?

Investime amerikane në Kosovë?

- Advertisement -

Fuqizimin e pozitës sonë ndërkombëtare?

Dhe mbi të gjitha, kush do të japë llogari për rezultatet?

Sepse 600 mijë dollarë nuk janë pak.

Janë para të qytetarëve të Kosovës.

Para të njerëzve që punojnë çdo ditë, paguajnë taksa dhe presin që shteti i tyre të bëhet më i fortë,” ka shkruar ai.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se nuk është kundër lobimit, por sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në duhet të trajtohen përmes një strategjie të qartë dhe jo me improvizime. “Unë jam për lobim.

Madje, besoj se Kosova është vonuar shumë në këtë drejtim.

Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është tepër e rëndësishme për t’u trajtuar me improvizime,” ka deklaruar ai. “Por nuk dua që pas një viti të na thuhet se janë mbajtur disa takime, janë bërë disa fotografi dhe janë shpenzuar 600 mijë dollarë.

Dua objektiva.

Dua afate.

Dua rezultate të matshme.

Dua transparencë,” ka shkruar Sadiku.

Ai ka përfunduar reagimin duke theksuar se Kosova duhet të paguajë për rezultate konkrete që kontribuojnë në forcimin e shtetit dhe pozitës së tij ndërkombëtare.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here