Barcelona ka identifikuar një emër të ri për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes, duke e vendosur Lewis Hall, mbrojtësin 22-vjeçar të Newcastle United, në listën e dëshirave të klubit katalunas.
Interesimi për anglezin është rritur sidomos pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera gjatë ndeshjeve me Anglinë, të cilat kanë impresionuar Lamine Yamal.
Hall shihet si një alternativë e shkëlqyer për krahun e majtë të mbrojtjes, veçanërisht nëse Alejandro Balde vendos të largohet nga Barcelona.
Drejtuesit e klubit katalunas duhet të përgatiten për një operacion të vështirë, pasi mbrojtësi ka një kontratë afatgjatë me Newcastle dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të tjera në Premier League.
Anglezi iu bashkua Newcastle në vitin 2023, pas largimit nga Chelsea, dhe që atëherë ka realizuar 107 paraqitje me skuadrën angleze, duke marrë pjesë në garat vendore dhe evropiane.
Pengesa kryesore për Barcelonën është kontrata e tij, pasi Newcastle njoftoi më 11 shtator 2026 për rinovimin e marrëveshjes me Hall deri më 30 qershor 2031, duke u vendosur në një pozita të favorshme për negociata.
Për më tepër, klubi anglez ka refuzuar edhe interesimin e Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, me skuadrën nga ‘Old Trafford’ që kishte shqyrtuar mundësinë e një oferte rreth 70 milionë eurosh.

