Ish-sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, e ka kritikuar Ronaldinhon për paraqitjen e tij në një ndeshje zyrtare, 11 vjet pas tërheqjes nga futbolli profesionist.
Të dielën, braziliani 46-vjeçar luajti si titullar për ekipin e Ravennës në një ndeshje të Serie C ndaj Forlit, ku ekipi i tij fitoi 2-0.
Ronaldinho luajti vetëm pjesën e parë, duke u zëvendësuar në pushimin mes pjesëve, por kontribuoi në aksionin sulmues që çoi në golin e parë të vendasve.
E rëndësishme është se Ronaldinho kishte fituar më parë një pjesë të aksioneve të klubit, por rikthimi i tij në fushën e blertë po kritikohen ashpër nga ish-sulmuesi italian, Cassano. “Le të filloj me këtë: Unë e vlerësoj shumë Ronaldinhon si njeri dhe si futbollist.
E vendos atë midis pesë më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, së bashku me Messin, Maradonën, Ronaldon Fenomenin dhe ndoshta Pelen.
Ronaldinho është një nga pesë lojtarët më të mirë në histori.
Ai pati një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar gjithçka që ishte e mundur për të fituar.
Ai bëri diçka unike dhe të mrekullueshme, me një cilësi që nuk ka të barabartë”, tha fillimisht italiani. “Por, duhet ta ndaj këtë nga ajo që do të them, sepse janë dy gjëra shumë të ndryshme.
Kam respekt të madh për disa njerëz dhe ia heq kapelën Ronaldinhos në çdo aspekt, por ajo që bëri ditën tjetër ishte, për mua, një gjë e shëmtuar, e shëmtuar, e shëmtuar për t’u parë.”

