Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Antoneta, ka ndarë mendimet e saj rreth marrëdhënies me Nichin.
Në një bisedë me Vëllain e Madh, ajo e përshkroi këtë raport si ‘macja me miun’, duke theksuar se Nichi nuk ka një sjellje të qëndrueshme ndaj saj. “Ky është si macja me miun.
Ka pasur momente që më ka irrituar dhe kam thënë se nuk do t’i flas më.
Nëse i kalon disa limite, do ta bëj këtë.
Ndonjëherë sillet mirë, ndërsa herë të tjera bën gjeste që janë problematike dhe unë mbajë qëndrim,” u shpreh Antoneta.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

