Futbollisti kosovar, Enis Maqedonci, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, miqtë dhe klubin e tij.
Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit kosovar, pasi Enis Maqedonci, vetëm 24 vjeç, ndërron jetë në këtë aksident.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka ofruar ngushëllime të sinqerta për familjen Maqedonci, shoqërinë dhe të gjithë ata që e njohën.
Maqedonci ishte aktiv në klubin gjerman TuS Hügelsheim, pjesë e futbollit lokal në Gjermani. “Pusho në paqe, Enis!” është mesazhi ngushëllues i FFK-së.

