Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur reagimin e tij pas aktgjykimit dënues ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë. “Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë.
Mund edhe ta dënojnë.
Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës”, ka shkruar Hamza.
Ai thekson se roli i Thaçit në “momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë” nuk mund të zhbëhet nga askush. “President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

