Vlora N.
Vuqiterna, e cila ka kandidoi për deputete në zgjedhjet e qershorit dhe është nënë e një vajze me fibrozë cistike, i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për sigurimin e terapisë Kaftrio për pacientët me këtë sëmundje në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se familjet kanë pritur prej vitesh për këtë trajtim, ndërsa mungesa e tij po i detyron disa prej tyre të mendojnë për migrim.
Vuqiterna ka nënvizuar se mbi 170 pacientë kanë qenë të regjistruar me këtë sëmundje, ndërsa aktualisht numri i tyre është rreth 60.
Ajo e pranon se terapia ka kosto të lartë, por kërkon që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet. “Ne nuk po kërkojmë privilegj.
Po kërkojmë të drejtën për jetë, frymëmarrje dhe trajtim dinjitoz për fëmijët tanë”, shkruan ajo.
Në përfundim, Vuqiterna i ka bërë thirrje ministrit Vitia që ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Shoqatës së Fibrozës Cistike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




