Zvicra po përballet me një rritje të dukshme të spiunazhit të huaj, sulmeve kibernetike dhe rrezikut nga radikalizimi online i të rinjve.
Kështu ka theksuar Serge Bavaud, drejtori i Shërbimit Informativ të Konfederatës (NDB), gjatë një interviste për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), në kuadër të njëvjetorit të marrjes së detyrës.
Sipas deklaratave të Bavaud, Zvicra është bërë një objektiv i rëndësishëm për shërbimet e huaja të inteligjencës, sidomos ato nga Rusia, Kina dhe Irani.
Qendra financiare, organizatat ndërkombëtare, universitetet elitare dhe ekonomia e fuqishme e Zvicrës e bëjnë atë shumë tërheqëse për këto vende, të cilat po përgatiten për konfliktet e së ardhmes ku epërsia teknologjike do të ketë një rol vendimtar.




