Tensionet mes reperëve Fuego dhe Nichi në Big Brother VIP Kosova 5 vazhdojnë të rriten, ndërsa të dy kanë shprehur gatishmërinë për t’u përballur drejtpërdrejt në nominim.
Fuego ishte i pari që e shpalli këtë, duke thënë se nuk ka asnjë problem të dalë në nominim ballë për ballë me cilindo banor të shtëpisë. “Jam i gatshëm në nominim ballë për ballë me secilin.
Gjene një rregull me thy edhe hina n’nominim”, ka thënë ai.
Po ashtu, Nichi u dëgjua teksa shprehte të njëjtën dëshirë për një përballje direkte me Fuegon, duke i bërë thirrje Vëllait të Madh që t’ua mundësojë këtë mundësi. “Këtë moment jam i gatshëm.
Qitna, Vëllai i Madh, kokë më kokë”, ka thënë ai.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




