Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arlinda, e ka akuzuar Jonën për sjellje kontradiktore brenda shtëpisë.
Ajo tregoi se një ditë ndjeu keqardhje në praninë e Nichit dhe Akilit, por situata më pas u përmbys.
Sipas Arlindës, kjo ndodhi për shkak se “lëvizën votat”, duke iu referuar televotimit që e shpalli Nichin si më të preferuarin. “Para katër ditëve, Jona ishte mes Nichit dhe Akilit dhe më thoshte se po më shikonte si po më trajtonin.
I thashë hajde, shko.
A ke ankth?
Erdhi dhe tha, shumë bullizues, çfarë fjalori.
Të nesërmen, ajo qëndroi përsëri.
Lëvizën votat, shkoi atje.” Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




