Zvicra investon rreth 100 milionë franga zvicerane çdo vit për të promovuar imazhin e saj në botë.
Megjithatë, efektiviteti i këtyre shpenzimeve është vënë në dyshim nga Kontrolli Federal i Financave.
Sipas një raporti të këtij institucioni, mungojnë objektivat e qarta dhe mekanizmat e nevojshëm për të vlerësuar nëse këto investime po sjellin rezultatet e pritura.
Një raport nga mediumi zviceran 20 Minuten tregon se kontrolli financiar ka shqyrtuar aktivitetet e institucioneve federale që merren me promovimin e Zvicrës jashtë vendit, me një fokus të veçantë te organizata “Prasenz Schweiz”, e cila është përgjegjëse për përfaqësimin dhe forcimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.




