Tre persona janë arrestuar në Dublin të Irlandës, pasi protestuesit hodhën sende në drejtim të ish-presidentit amerikan Joe Biden gjatë një vizite në universitetin Trinity College.
Incidenti ndodhi të martën, kur Biden, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill Biden, mori pjesë në një ceremoni ku djali i tij, Hunter Biden, u nderua me një medalje për kontributin në debatin publik.
Pamjet e publikuara tregojnë protestues që mbanin flamuj palestinezë dhe brohorisnin “Keni gjak në duart tuaja”, ndërsa disa prej tyre u përleshën me policinë.
Në drejtim të grupit u hodh edhe një lëng i bardhë, që dyshohet të ketë qenë qumësht.
Sipas një zëdhënëseje të universitetit, protesta u përshkallëzua në momentin kur familja Biden po largohej nga ceremonia, por ata arritën të largoheshin pa incidente të tjera.
Policia irlandeze konfirmoi arrestimin e tre burrave.




