Qyteti i Cyrihut ka krijuar një platformë të re online për shkollat fillore, me qëllim që t’i ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë të kuptojnë më mirë inteligjencën artificiale (IA), si dhe mundësitë dhe rreziqet që ajo mund të sjellë në jetën e përditshme shkollore.
Kjo platformë është falas dhe përdorimi i saj është vullnetar.
Ajo u prezantua të mërkurën në një konferencë për media nga këshilltari i Bashkisë, Balthasar Glättli, nga Partia e të Gjelbërve.




