Një diamant 24-karatësh me ngjyrë intensive rozë ka arritur të shitet në ankandin e organizuar nga shtëpia e njohur Christie’s, duke u bërë artikulli kryesor i këtij ankandi të bizhuterive.
Kjo unazë luksoze me diamant rozë është shitur për 12.1 milionë franga zvicerane në një ankand të zhvilluar në Gjenevë.
Guri i çmuar 24 karatësh, i njohur si “Bulgari Pink”, është cilësuar si “Mona Lisa” e diamanteve rozë dhe ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe investitorëve nga e gjithë bota.




