Periudha e Pierluigi Tamit si drejtori i Kombëtares së Zvicrës do të përfundojë pas dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, të cilat do të zhvillohen gjatë këtij muaji.
Në konferencën e tij të fundit për shtyp, Tami ka folur edhe për futbollistët me shtetësi të dyfishtë, duke u ndalur konkretisht te rasti i Lutfi Dalipit.
Federata e Futbollit e Zvicrës është detyruar ta pranojë vendimin e lojtarit të Young Boysit, i cili këtë edicion është i huazuar te Vaduzi.
Dalipi ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur për një nga dy përfaqësueset shqiptare, Kosovën ose Shqipërinë, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilën do ta zgjedhë.
Tami ka thënë se kanë biseduar me Dalipin për perspektivën e tij në Kombëtaren e Zvicrës, por ka theksuar se konkurrenca në repartin e mesfushës është shumë e madhe. “Ne ia përshkruam perspektivat e tij të ardhshme”, ka deklaruar Tami, duke iu referuar konkurrencës me Johan Manzambin, Fabian Riederin dhe Alvyn Sanchesin. “Nëse duam ta marrim Dalipin me vete, duhet ta lëmë njërin prej tyre në shtëpi.
Mund ta kuptoj që Murat Yakin nuk ka vend për të”, është shprehur ai.




