Fituesi dy herë i çmimit Oscar, Dustin Hoffman (89), ka kujtuar një ngjarje të tensionuar në podkastin e Conan O’Brien, ku burri i gruas me të cilën ai kishte një lidhje jashtëmartesore e gjeti në shtrat dhe i drejtoi një armë.
Aktori hollivudian ndau këtë incident të sikletshëm nga rinia e tij gjatë një episodi të “Conan O’Brien Needs A Friend”.
Hoffman shpjegoi se ai kishte një aferë me një grua të martuar, e cila e ftoi të vinte në shtëpi pas që burri i saj kishte rënë në gjumë. “Kisha një aferë me një grua të martuar.
Ajo mendonte se sapo burri i saj të binte në gjumë, ai do të qëndronte me të”, tha Hoffman.
Megjithatë, natën e incidentit, burri u zgjua dhe hyri në dhomë me një armë në dorë. “Më ftuan të vija pasi ai ra në gjumë.
Dhe ja ku ishim…
Kishim një lloj festivali dhe ai erdhi me një armë.
Ma drejtoi dhe më kujtohet të thoshte: ‘Jashtë, jashtë'”, kujtoi aktori.
Hoffman gjithashtu përshkroi ndjenjat e tij ndërsa shikonte poshtë tytës së armës. “Kur të drejtohet një armë, para së gjithash, ajo vrimë duket shumë më e madhe nga ç’është në të vërtetë.
E kupton se ai do ta tërheqë këmbëzën në çdo sekondë.
Gishti i tij është te këmbëza dhe mendon se do ta bëjë në çdo sekondë.
E kupton, ‘Kaq ishte, do të vdes, do të vdes, sekondën tjetër, sekondën tjetër’.
Dhe do të bëje gjithçka, do të bëje gjithçka për të mos u vrarë”, shtoi ai.
Kur O’Brien me humor e pyeti se si përfundoi situata, nëse ai kërceu nga dritarja apo iku me vrap, Hoffman u përgjigj se “festivali” nuk vazhdoi atë natë.
Aktori ishte në podkast për të promovuar kujtimet e tij “Look at Me”, të cilat do të dalin në shitje më 10 nëntor.
Para publikimit të librit, Hoffman zbuloi se xhirimi i filmit që i ndryshoi jetën, “The Graduate” (1967), ishte një përvojë e vështirë për të. “Gjatë gjithë kohës ndjeva se Mike Nichols ishte i zemëruar me mua, ose sepse po bëja diçka gabim ose sepse ai e kuptoi atë që të gjithë të tjerët e dinin tashmë, se kishte hedhur rolin e gabuar në filmin e tij”, shkroi Hoffman.
Në film, ai luajti rolin e Benjamin Braddock, një të ri që joshet nga një znj.
Robinson (Anne Bancroft) e moshuar dhe më pas bie në dashuri me vajzën e saj Elaine (Katharine Ross).
Për këtë rol, ai mori nominimin e tij të parë për çmimin Oscar, por çmimi i shkoi Rod Steiger në vitin 1968 për filmin “The Heat of the Night”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




