temp image 287 temp image 287 scaled

Doresa Behet Virale: Të Qeshurat e Big Brother VIP Kosova

- Advertisement -

Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, ka arritur të bëhet virale në rrjetet sociale pas deklaratës së saj “Uki” gjatë debatit me Jonën, banoren e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Kosova.

Pyetja që ajo i drejtoi Jonës: “A e njeh Ukin?”, është shndërruar në meme nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.

Kjo frazë ishte ndër pyetjet që ndjekësit i drejtuan Doresës në një rubrikë me pyetje që ajo hapi në InstaStory.

Një përdorues e pyeti: “A e njeh Ukin?”, ndërsa Doresa iu përgjigj me humor: “Po shumë, shumë mirë”, duke i bashkëngjitur përgjigjes një emoji duke qeshur.

Megjithatë, kjo pyetje nuk iu drejtua vetëm një herë, por disa herë.

Në një postim tjetër, Doresa la nënkuptuar se kishte qenë e penalizuar për shkak të gjuhës, duke treguar se ishte lindur dhe rritur në Gjermani, ndërsa kishte ardhur për herë të parë në Kosovë kur ishte shtatëvjeçare. “Prindërit e mi i kanë pas pesë fëmijë edhe kanë punu çdo ditë.

Shqip nuk kemi mësu shumë.

Po e kam mësu gjatë martesës, kur jam martua dhe masanej kam mësu gjithnjë e më shumë shqip prej followersave të mi!

Unë kurrë nuk kam shku në shkollë shqipe, si shoqet e mia atëherë.

Kurrë”, deklaroi ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se tani edhe vetë qesh me deklaratën e saj dhe se ndihet krenare që është kthyer në meme. “Po jam shumë krenare me këtë që tash jam bo meme.

Dalëngadalë edhe vetë po qeshi me këtë edhe po më doket shumë cool”, theksoi ajo.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -