Pas një periudhe të gjatë në drejtimin e Real Madrid Castilla, legjenda Raul Gonzalez ka marrë një hap të ri në karrierën e tij si trajner.
Ai ka arritur marrëveshje për të drejtuar skuadrën spanjolle, Real Oviedo.
Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se marrëveshja është finalizuar, duke i dhënë Raulit mundësinë për të treguar aftësitë e tij në një nivel tjetër. “E kryer.
Legjenda e Realit nënshkruan kontratën si trajner i Real Oviedos”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.
Ai shtoi se, “ish-trajneri i Real Madrid Castilla dhe legjenda e klubit tani do të drejtojë Real Oviedon”.
Sipas komunikatës, “Rauli e ka pranuar propozimin dhe e nënshkroi këtë mëngjes”.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Raulin, i cili tashmë ka treguar se ka potencialin për të udhëhequr një ekip me sukses.




