temp image 715 temp image 715 scaled

Besfort Zeneli Mungon për Grumbullimin e Kombëtares së Suedisë për Shkak të Lëndimit

- Advertisement -

Mesfushori Besfort Zeneli do të mungojë në grumbullimin e radhës të Kombëtares së Suedisë për shkak të një lëndimi. 23-vjeçari, i cili aktivizohet te klubi belg Royale Union Saint-Gilloise, ishte përfshirë në listën e përzgjedhësit Graham Potter për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Zeneli ka fituar gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit anglez, ndërsa deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje me fanellën e Suedisë.

Megjithatë, Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se futbollisti nuk do të jetë në dispozicion për grumbullimin e radhës për shkak të problemeve fizike.

Sipas njoftimit të federatës, Potter nuk ka ndërmend të ftojë një futbollist tjetër në vend të Zenelit, duke vendosur që të vazhdojë me grupin prej 24 lojtarësh.

Suedia e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer edicionin e Ligës së Kombeve, duke kryesuar grupin pas katër xhirove të zhvilluara.

- Advertisement -