temp image 235 temp image 235

Protestat në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama

- Advertisement -

Një grup qytetarësh ka vazhduar edhe sonte protestën para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.

Kjo protestë, e cila ka zgjatur për 163 ditë, vazhdon të ketë të njëjtat kërkesa: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Protestuesit theksojnë se nuk janë të gatshëm për dialog me kreun e qeverisë dhe se do të vazhdojnë protestën e tyre dhe qëndrimin përpara godinës së Kryeministrisë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Në mes të protestave, ka hyrë në fuqi një paketë ligjore kundër dhunës urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente ligjore që kanë për qëllim parandalimin e akteve të dhunës, mbrojtjen e pronës publike dhe private, si dhe forcimin e përgjegjësisë individuale për ata që shkaktojnë dëme gjatë tubimeve.

Ndryshimet në ligj parashikojnë se ata që janë përgjegjës për dëmtimin e pronës do të detyrohen të paguajnë financiarisht dëmet e shkaktuara.

Po ashtu, paketa parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë për ata që fshehin identitetin dhe nuk i përgjigjen thirrjeve të Policisë gjatë protestave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -