temp image 257 temp image 257 scaled

Pau Cubarsí Fiton Çmimin ‘Golden Boy 2026’

- Advertisement -

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “Golden Boy 2026”, të cilin e ndan gazeta italiane “Tuttosport”.

Ky 19-vjeçar u përzgjodh si lojtari më i mirë evropian nën moshën 21-vjeçare, duke pasuar fituesin e edicionit të kaluar, Desire Doue.

Vendimi për këtë çmim u mor nga një juri prej 50 gazetarësh të mediave sportive nga vende të ndryshme të Evropës.

Cubarsí e fitoi këtë vlerësim pas një sezoni të shkëlqyer, ku u shndërrua në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Pavarësisht moshës së tij të re, qendërmbrojtësi ka treguar pjekuri dhe siguri në repartin defensiv, duke u konsoliduar si një pjesë e rëndësishme e skuadrës së parë katalunase.

Ai, si produkt i akademisë së Barcelonës, do ta pranojë trofeun në një ceremoni që do të mbahet në Torino gjatë muajit dhjetor.

Me këtë çmim, Cubarsí bëhet pasues i Desiré Doue, ndërsa është e rëndësishme të përmendet se bashkëlojtari i tij, Lamine Yamal, nuk ishte në garë për ta fituar sërish trofeun, pasi e kishte marrë atë në vitin 2024.

Sipas rregullave të “Tuttosport”, një futbollist nuk mund ta fitojë dy herë këtë çmim.

- Advertisement -