temp image 217 temp image 217 scaled

Golden Eagle Ylli Mposht Bashkimin në Superligën e Kosovës

- Advertisement -

Golden Eagle Ylli ka arritur një fitore të thellë ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 105:86 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ku vendasit e morën kontrollin e lojës që nga fillimi.

Ylli e fitoi çerekun e parë me rezultat 25:18 dhe vazhdoi me ritëm të mirë edhe në dhjetëminutëshin e dytë, duke shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi prej 13 pikësh, 53:40.

Bashkimi u përpoq të rikthehej gjatë çerekut të tretë dhe arriti ta ulte diferencën në 12 pikë, 73:61.

Megjithatë, vendasit nuk lejuan që fitorja t’u rrezikohej dhe në çerekun e fundit e konfirmuan dominimin, duke përfunduar me rezultatin 105:86.

Më i dalluari te Golden Eagle Ylli ishte Davontrey Thomas, i cili regjistroi 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

Një kontribut të rëndësishëm dha edhe Connor Withers me 22 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Te Bashkimi, Divine Myles ishte më efikasi me 23 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

- Advertisement -