Fisnik Asllani ka vazhduar me një formë të shkëlqyer në kampionatin gjerman, duke shënuar me fanellën e Hoffenheimit.
Sulmuesi nga Kosova shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius.
Ky ishte goli i parë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, por ai ka shënuar edhe në garat evropiane.
Ky realizim vjen në një moment të rëndësishëm, pak para grumbullimit të radhës me Kombëtaren e Kosovës.
Me këtë gol, 23-vjeçari vazhdon të tregojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit, ndërsa paraqitjet e tij janë një lajm i mirë për përzgjedhësin Franco Foda para ndeshjeve të nëntorit.




