temp image 524 temp image 524 scaled

Hetimi ndaj Stephen Millerit: Demokratët paralajmërojnë për politikat e imigracionit

- Advertisement -

Demokratët në Kongresin amerikan kanë paralajmëruar hetime mbi Stephen Millerin, i cili pritet të marrë detyrën e shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Ata e këshilluan atë që të angazhojë një avokat.

Robert Garcia, demokrati më i lartë në Komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Reformën e Qeverisë, tha se partia e tij ka për qëllim të hetojë politikat e imigracionit që Miller ka promovuar, duke qenë një prej bashkëpunëtorëve më të afërt dhe më besnikë të presidentit Donald Trump. “Stephen Miller le të marrë një avokat”, ishte komentimi i Garcia-s.

Edhe Hakeem Jeffries, i cili pritet të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve, e ka cilësuar Millerin si një “ekstremist të pamatur”.

Emërimi i Millerit shihet si një sinjal i qartë se Trump nuk ka ndërmend të zbusë qëndrimet e administratës, sidomos në lidhje me imigracionin.

Përkundrazi, duket se presidenti amerikan po u beson edhe më shumë bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, veçanërisht tani që demokratët kanë fituar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.

Miller, 41 vjeç, është një nga arkitektët kryesorë të politikave të ashpra kundër imigracionit.

Ai ka mbështetur objektivin për 3000 arrestime në ditë nga autoritetet e imigracionit dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në riorganizimin e institucioneve federale gjatë administratës Trump.

Politikat e tij kanë nxitur kritika të shumta, pasi shumë nga të arrestuarit kanë qenë persona pa precedentë penalë, që kanë jetuar në SHBA për dekada.

Sipas një sondazhi të Reutersit dhe Ipsosit, 54 për qind e amerikanëve janë kundër politikat e tilla të imigracionit, ndërsa 36 për qind i mbështesin ato.

Miller ka mbështetur gjithashtu veprimet ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit, si dhe sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor.

- Advertisement -