temp image 149 temp image 149 scaled

Planin e Rritjes në Ballkan: Shtetet dhe Performanca e Tyre

- Advertisement -

Në diskutimin e zhvilluar në Bruksel për planin e rritjes, drejtori për zgjerimin Gert Jan Koopman theksoi se shtetet ballkanike kanë shfrytëzuar vetëm 673.6 milionë euro nga paketa financiare totale prej 6 miliardë eurosh për këtë rajon.

Shqipëria është renditur si performuesja më e mirë në realizimin e reformave, duke siguruar mbi 212.8 milionë euro nga rreth 922 milionë euro të planifikuara në total.

Maqedonia e Veriut ka përfituar tashmë 142.1 milionë €, Serbia 167.5 milionë €, Mali i Zi 91.2 milionë € dhe Kosova 61.8 milionë €. “Mali i Zi dhe Shqipëria kanë arritur një shkallë zbatimi prej afro 90% të reformave të kërkuara nga plani i rritjes.

Kjo nuk është për t’u habitur, pasi pasqyron përparimin e tyre në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kohët e fundit, Maqedonia e Veriut ka përparuar me hapa të shpejtë, dhe sipas vlerësimeve tona, do të kalojë shifrën 50%.

Serbia ka arritur një shkallë zbatimi prej rreth 42%.

Kosova e ratifikoi kornizën e nevojshme ligjore vetëm në pranverën e këtij viti.

Për Bosnjë-Hercegovinën, ekziston rreziku real i humbjes së rreth 300 milionë eurove”, tha drejtori për zgjerimin në BE, Gert Jan Koopman.

Aktualisht, Brukseli po shqyrton mundësinë e ofrimit të një fondi shtesë për tre shtetet që kryesojnë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në këmbim të reformave shtesë. “Shtetet kandidate duhet të vijojnë zbatimin e reformave thelbësore, sidomos në sistemin e drejtësisë.

Nëse reformat nuk realizohen brenda kësaj periudhe, atëherë fondet mund t’u rialokohen shteteve të tjera më të suksesshme.

Aktualisht po vlerësojmë mundësinë e ofrimit të një fondi shtesë për tre shtetet që kryesojnë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sigurisht në këmbim të reformave shtesë.

Në këtë botë, asgjë nuk është falas”, theksoi Koopman.

Me planin e Rritjes, Bashkimi Evropian synon që të dyfishojë ekonomitë e shteteve ballkanike gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Disbursimi i fondeve do të vijojë të jetë i kushtëzuar nga përmbushja e reformave të integrimit, ndërsa në rastin e Serbisë, edhe nga përparimi në dialogun me Kosovën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -