Aktori turk Ozan Guven ka zbuluar se skenaristja Meral Okay i kishte ofruar fillimisht rolin e Sulltanit, por ai e kishte refuzuar atë.
Guven pranoi rolin e Rustem Pashës vetëm pas vdekjes së saj, kur producentja i tregoi një shënim që ajo kishte shkruar për të.
Guven, i njohur nga publiku si Rustem Pasha në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, e ndau historinë e tij me publikun në shfaqjen e tij “OMG”, siç raportojnë mediat turke.
Ai tregoi se Meral Okay e kishte telefonuar kur projekti ishte ende në fazën e përgatitjes dhe i kishte ofruar rolin e Sulltanit.
Në atë periudhë, ai ishte duke xhiruar serialin “Canim Ailem” me Ugur Yucel, prandaj e refuzoi ofertën. “Unë të ofroj një sulltan, dhe ti do të luash rolin e kamerierit?” – tregoi Guven reagimin e skenaristes.
Pas përfundimit të serialit “Canim Ailem”, Meral Okay ndërroi jetë.
Pas një kohe, Guven u telefonua nga producenti Timur Savci, i cili e informoi se personazhi i Rustem Pashës po hynte në serial dhe e pyeti nëse e dëshironte rolin.
Guveni hesitoi sepse sapo kishte përfunduar serinë e dytë.
Më pas, Savci i dha një copë letër ku Meral Okay e kishte shkruar për të. “Të nesërmen isha në një fushatë për në Tabriz!” tha Guveni.
Ai hyri në serial si Rustem Pasha në vitin 2013 dhe, siç shprehet vetë, nuk ka asnjë keqardhje. “Është mirë që kam luajtur, përndryshe do ta kisha shumë zili një koleg që do të luante Rustem Pashën”, tha ai.
Në dhjetor të vitit 2016, Ozan Guven vizitoi Sarajevën bashkë me Meryem Uzerli, e cila luajti rolin e Hurem në “Sulejmani i Madhërishëm”, ku ata prezantuan filmin “Plaga e Nënës Sime”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




