Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se ndërtimi i urës së re në fshatin Ajnoc, pjesë e komunës së Kamenicës, është përfunduar.
Ky është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor i realizuar me një investim prej 409.628 eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Kjo urë moderne ofron kushte më të mira dhe më të sigurta për qarkullimin e banorëve, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë. “Përfundimi i këtij projekti është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”, ka thënë kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të komunës, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




