temp image 458 temp image 458 scaled

Lorent Tolaj Zgjedh Zvicrën, Refuzon Kombëtaren e Kosovës dhe Shqipërisë

- Advertisement -

Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Zvicrës, duke e refuzuar kështu një përfshirje në radhët e Kosovës apo Shqipërisë, të cilat ishin në shqyrtim.

Trajneri i kombëtares zvicerane, Murat Yakin, ka thirrur 28 lojtarë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen këtë muaj.

Granit Xhaka rikthehet si lider pas një suspendimi, ndërsa Breel Embolo, Miro Muheim, Ruben Vargas, dhe Denis Zakaria janë pesë lojtarë që munguan në kampin e fundit për arsye të ndryshme, por tani janë përfshirë në listë. “Helvetikët” do të ndeshen në dy takimet e fundit të Ligës së Kombeve për këtë vit kundër Sllovenisë dhe Skocisë, dhe gjithashtu kanë publikuar një listë me emra rezervë.

- Advertisement -