Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën e 27 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rëndësishme që do të zhvillohen në muajin nëntor në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja do të përballet me Finlandën dhe Bjellorusinë në dy ndeshjet e fundit të Grupit C1.
Maran ka vendosur t’i ftojë të gjithë 27 futbollistë për këto përballje, duke përfshirë risi dhe rikthime në ekipin kombëtar.
Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr ftesën e tij të parë për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare.
Kuqezinjtë do të nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.
Pjesë e listës janë edhe “senatorët” e ekipit, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani dhe Rey Manaj.
LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.
Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.




