Këngëtari dhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, ka bërë një paraqitje në SPAK gjatë ditës së sotme.
Ai hyri në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraditen e së premtes, megjithatë, detaje të tjera mbi këtë vizitë ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas raportimeve, këngëtari u paraqit i vetëm në SPAK, pa praninë e avokatit të tij.
Në anën tjetër, Vox Albania ka publikuar disa pamje ku duket Gjebrea duke hyrë në ambientet e SPAK-ut.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar moderatorin dhe producentin e njohur Ardit Gjebrea në këtë institucion.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




