Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka dalë pas rreth një ore e gjysmë qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga ky organ, Gjebrea tha se ishte pyetur si person në dijeni për një çështje që përbën sekret hetimor. “Isha dëshmitar si person në dijeni për çështje që është sekret hetimor.
Prokurorët u treguan shumë miqësorë, i ftova në programin tim”, deklaroi Gjebrea pas daljes nga SPAK, ku konfirmoi se kjo ishte hera e parë që thirrej në këtë institucion.
Detaje të reja nuk janë bërë të ditura lidhur me rastin dhe për arsyet konkrete që çuan në paraqitjen e tij në SPAK.
Ardit Gjebrea është një moderator dhe këngëtar me një karrierë të bujshme në botën e televizionit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




