temp image 224 temp image 224 scaled

Trump Reagon Pas Zgjedhjeve të Mesmandatit: Kritikë për Demokratët dhe Fox News

- Advertisement -

Donald Trump po ndan një sërë reagimesh në rrjetin social Truth Social, pas faktit se demokratët arritën të sigurojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit.

Ai sugjeroi se do të flasë më gjerësisht për këto rezultate në ditët në vijim, duke thënë se do të “bëhet komentator politik, si për mirë ashtu edhe për keq, për arsyet pse këta kandidatë fituan apo humbën”.

Presidenti amerikan gjithashtu publikoi një fotografi të një kapeleje të kuqe me fjalën “VETO” të shkruar me shkronja të mëdha të bardha, një stil që i ngjan kapelave MAGA, me të cilat u bë i njohur.

Ai kishte deklaruar më herët se do të “vërë veton ndaj gjithçkaje”, në rast se demokratët do të rimerrnin kontrollin e Kongresit.

Në një tjetër reagim në Truth Social, Trump kritikoi ashpër televizionin Fox News për ftesën e ish-kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, në emisionin e tyre. “Pse e fton Fox News në emision Bill de Blasion, kryetarin më të keq në historinë e qytetit të Nju Jorkut, që të dalë në televizion e të flasë pa lidhje si një i marrë?”, shkroi Trump.

Ai pretendoi se de Blasio kishte ikur nga detyra në turp dhe se dëmi që kishte shkaktuar ishte i pallogaritshëm. “Qyteti nuk ka qenë më kurrë i njëjtë që atëherë, ndërsa tani ai po na tregon se si duhet ta qeverisim Amerikën”, shtoi presidenti amerikan.

Për më tepër, Trump fajësoi Fox News për humbjet e republikanëve, duke thënë se televizioni vazhdimisht u jep hapësirë kundërshtarëve demokratë. “Fox News mban përgjegjësi për këto humbje, pasi vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur u jep hapësirë kundërshtarëve demokratë, madje edhe më keq se kaq”, përfundoi ai.

- Advertisement -