Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u zhvillua konkursi i bukurisë “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”, ku banorët patën mundësinë të sfilojnë përpara një jurie të veçantë.
Njëra nga banoret që tërhoqi vëmendjen ishte Kledja Muçaj, e cila u shfaq në bikini ngjyrë kafe.
Ajo sfiloi me taka të larta dhe me një vetëbesim të jashtëzakonshëm, duke nxjerrë në pah linjat e saj trupore të tonifikuara, bukurinë dhe flokët kaçurrela, të cilat e bënë paraqitjen e saj edhe më mahnitëse.
Kledja ishte një nga momentet më të spikatura gjatë këtij konkursi, ku banorët patën mundësinë të shfaqnin një anë tjetër të vetes, përtej debateve dhe dinamikave të zakonshme brenda shtëpisë.
Që nga hyrja e saj në këtë format, Kledja ka arritur të krijojë një bazë të gjerë fansash, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke fituar simpatinë e shumë ndjekësve, të cilët e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në Big Brother VIP Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




