Kim Kardashian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë avokate.
Ylli i reality show-t, 46 vjeçe, ka treguar se dështimi në provimin e jurisprudencës në Kaliforni, në vitin 2025, nuk e ka zbehur dëshirën e saj për të ndjekur gjurmët e babait të ndjerë, Robert Kardashian. “Gjithmonë e kam në mendje provimin e jurisprudencës,” ka thënë ajo për revistën People, gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, të mbajtur të hënën në New York. “Do ta marr kohën time dhe do të pres momentin e duhur, kur të kem pak kohë të lirë për t’u përqendruar tek ai,” është shprehur Kardashian.
Ndërkohë, kolegia e saj në serial, Sarah Paulson, ka shprehur bindjen se Kim do të jetë një avokate shumë e mirë. “Ajo do të jetë një avokate e shkëlqyer.
Jam e sigurt për këtë,” ka thënë Paulson.
Nëna e katër fëmijëve kishte bërë të ditur planet për t’u bërë avokate në vitin 2019, pasi kishte nisur angazhimin e saj në reformën e sistemit të drejtësisë penale.
Në vend që të ndiqte një fakultet tradicional të drejtësisë, Kardashian kishte zgjedhur programin Law Office Study Program në Kaliforni, një rrugë alternative që i mundëson kandidatëve të studiojnë përmes praktikës nën mbikëqyrjen e një avokati, për një periudhë prej katër vjetësh.
Megjithatë, planet e saj pësuan një pengesë vitin e kaluar, kur përfundoi programin e studimit, por nuk arriti ta kalonte provimin e jurisprudencës në Kaliforni, të mbajtur në muajin korrik.
Personaliteti televiziv, e cila në serialin juridik “All’s Fair” interpreton rolin e një avokateje të zonja divorcesh, mund të angazhohet në fushën ligjore vetëm në veprimtari që nuk kërkojnë licencë profesionale, deri në momentin kur të arrijë ta kalojë provimin dhe të marrë kualifikimin përkatës.
Edhe në një reagim të publikuar në Instagram vitin e kaluar, Kardashian kishte konfirmuar se nuk e kishte kaluar provimin, por kishte theksuar se mbetej e vendosur për ta realizuar synimin e saj dhe për t’u bërë një avokate e licencuar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




