Sot (e mërkurë), Drita dhe Prishtina do të luajnë një ndeshje të rëndësishme në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Gjilanasit do të jenë nikoqirë të kryeqytetasve në stadiumin me bar artificial në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.
Kjo ndeshje ishte e planifikuar më herët, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane gjatë verës.
Tani, është gjetur koha e duhur për të zhvilluar këtë ndeshje.
Drita vjen në këtë takim me një seri pozitive prej katër fitoreve radhazi dhe ka për qëllim të arrijë fitoren e pestë.
Një fitore do ta barazonte Dritën me Prishtinën në pikë dhe do t’i afronte Malishevës, lideres, me vetëm një pikë.




