Në fillimet e Big Brother VIP Kosova 5, banorët po fillojnë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, por gjithashtu kanë nisur edhe debatet.
Vjollca Haxhiu, në një moment, i kërkoi llogari Nichit për një fjalë që e kishte thënë.
Ajo duket se ishte prekur nga sjellja e tij dhe i tha se si nuk kishte turp për këtë. “Si nuk të erdhi marre të më thuash mashtruese, edhe për gjëra tjera, nuk ke lojë”, iu drejtua këngëtarja.
Nichi u përgjigj: “Si kam mundur unë, po them.
Dua të të kërkoj falje”.
Biseda u zhvillua në një atmosferë të qetë, por duket se Vjollca nuk e kishte pritur mirë këtë situatë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




