temp image 78 temp image 78 scaled

Shqip Up Comedy Festival: Një Mbrëmje e Paharueshme në Cyrih

- Advertisement -

“Shqip Up Comedy Festival” solli një mbrëmje të veçantë në Cyrih të Zvicrës, duke shënuar me sukses edicionin e pestë jubilar dhe duke mbledhur mbi 1,200 të pranishëm në një sallë të mbushur me humor, energji dhe emocione.

Komedianë të njohur shqiptarë dhe zviceranë u kujdesën që publiku të përjetonte momente të paharrueshme, të shoqëruara me të qeshura dhe duartrokitje të vazhdueshme.

Por, kjo mbrëmje nuk u kufizua vetëm te humori.

Pas performancave të komedianëve, atmosfera mori një tjetër dimension me ngjitjen në skenë të grupit të mirënjohur “Elita 5”, i cili solli repertorin e tij të dashur për publikun dhe vazhdoi festën nën tingujt e hiteve që kanë shoqëruar shqiptarët për shumë vite.

Ky edicion shënoi edhe pesë vjetorin e një festivali që, nga një ide e nisur me guxim, është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Arif ZiberiFoto: Screenshot/Instagram.

Drejtuesi i festivalit, Ridvan Murati, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e publikut, i cili udhëtoi jo vetëm nga Cyrihu, por edhe nga vende të tjera. “Është një publik i jashtëzakonshëm, që vjen jo vetëm nga Cyrihu, por edhe nga shumë vende dhe shtete të tjera.

Mendoj se është një prej publikut që e do stand-up komedinë dhe di ta vlerësojë atë.

E kupton kur një aktor është në formë të mirë, por edhe kur ndoshta nuk e ka ditën e tij.

Kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht mirë”, tha Murati.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -