Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, ka biseduar me Behare Maksutajn rreth marrëdhënieve me djemtë brenda shtëpisë, duke shfaqur shqetësimin e saj për mënyrën se si këto afrimitete mund të perceptohen nga partneri i saj jashtë.
Gjatë këtij dialogu, Anjeza ka treguar se ndihet në siklet kur partneri e sheh duke komunikuar me Akilin apo Fuegon, pasi mendon se disa situata mund të keqinterpretohen.
Ajo po ashtu veçoi raportin me Sharrin, duke theksuar se ata zakonisht janë në shoqërinë e Antonetës dhe se nuk mendon që kjo mund të ngjallë dyshime te partneri i saj.
Megjithatë, për komunikimin me Akilin dhe Fuegon, Anjeza pranoi se ndihet më e rezervuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljet që mund të duken provokuese. “Për shoqërinë tem me Sharrin, diqysh na jena nonstop treshe, Sharri, Antoneta.
S’menoj që dyshon… Kur më sheh mu t’u komuniku me Akilin, Fuegon, se edhe Akili pak provokues…”, u shpreh ajo.
Më tej, Anjeza theksoi se e njeh mirë partnerin dhe mendon që ai mund të shqetësohet edhe nga afrimiteti i zakonshëm me ndonjë prej djemve brenda shtëpisë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




