Aktori dhe komediani amerikan, Chris Rock, ka folur hapur për martesën e tij të dështuar me Malaak Compton-Rock, duke pranuar se nuk ishte një bashkëshort i mirë dhe se disa nga veprimet e tij ndikuan në prishjen e marrëdhënies.
Në një intervistë të publikuar më 3 nëntor për revistën “GQ”, 61-vjeçari tregoi se gjatë martesës kishte kaluar shumë kohë duke parë përmbajtje pornografike, ndërsa zbuloi se tashmë ka pesë apo gjashtë vjet që nuk e praktikon më këtë zakon. “Nuk isha një bashkëshort i mirë.
Shikoja shumë pornografi.
Nuk shikoj më.
Kanë kaluar pesë apo gjashtë vjet”, pranoi aktori.
Megjithatë, theksoi se kjo nuk ishte arsyeja e vetme që çoi në përfundimin e martesës.
Rock kishte pranuar edhe më herët se gjatë lidhjes kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes, duke thënë se nuk është krenar për veprimet e tij.
Duke reflektuar mbi sjelljen e kaluar, komediani e krahasoi përvojën me personazhet e filmave të Marvelit, të cilët, pasi fitojnë fuqi të veçanta, përpiqen të kuptojnë kufijtë e tyre.
Ai tha se edhe vetë kishte provuar kufijtë e tij, derisa kishte kuptuar se nuk mund të vepronte sikur të ishte i gjithëfuqishëm.
Chris Rock dhe Malaak Compton-Rock ishin të martuar për 18 vjet, ndërsa vendimin për t’u ndarë e morën në vitin 2014.
Shkurorëzimi i tyre u finalizua zyrtarisht në vitin 2016.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




