Në përkujtim të 10 vjetorit të Astrit Deharit, nesër do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në vendin tonë.
Sipas njoftimit për media, aktivitetet do të fillojnë në ora 09:30 të mëngjesit dhe do të përfundojnë në orën 20:00. 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit, në fshatin Zllatar. 11:00 – Dhurim vullnetar i gjakut, në Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së, Prishtinë. 11:00 – Konferencë për media nga familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi, para Prokurorisë Speciale, Prishtinë. 11:30 – Bashkëbisedim me brezat e rinj, në Amfiteatri e Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë. 14:00 – Ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”, në Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së, Prishtinë. 17:30 – Akademi Përkujtimore, në Kino ABC, Prishtinë. 18:30 – Ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari”, në Kino ABC, Prishtinë. 20:00 – Natë përkujtimore: “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”, në Kafe ‘Retrovers’, afër Menzës së Studentëve, Prishtinë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




