Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim në Berlin me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në NATO, ambasadorin Detlef Wächter.
Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Maqedonci ka theksuar se është biseduar për mundësitë e trajnimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shkollat dhe kurset e NATO-s. “Gjithashtu, diskutuam për synimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe rëndësinë e mbështetjes së partnerëve tanë në këtë proces”, ka thënë ai.
Ministri ka theksuar se Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e integrimit euroatlantik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




